Flash News

Ditari i Opozitës

"Samitin ta bënin në La Mansh aty ku nisen gomonet!"

"Samitin ta bënin në La Mansh aty ku nisen gomonet!"

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me Samitin e Diasporës që po mbajet këtë të enjte në vendin tonë.

Vasili me anë të një posti në Facebook, shkruan se ky Samit duhet të mbahej në La Mansh aty ku nisen gomonet.

Kete Samitin e Diaspores duhet ta kishin bërë në La Mansh se mbase ndalnin gomonet e shqiptarëve, që ikin nga sytë këmbët edhe sot e kesaj dite per shkak të Ramës.

Po këta nuk kanë faj që nuk shkojnë në La Mansh se është shumë ftohtë atje, ndërsa në Pallat të Kongreseve është marshalla ngrohtë.

Edhe ndonjë supë të ngrohtë do t’jua japë Rama, se të drejtën për të votuar nuk jua jep.

Ju beftë mirë!”, shkruan Vasili.

Të fundit