Flash News

Ditari i Opozitës

Sekuestrimi i pronave të Gacit dhe Gjokës, Bardhi: Rama shpalli investitorë trafikantë dr*ge dhe porositës vrasjesh

Sekuestrimi i pronave të Gacit dhe Gjokës, Bardhi: Rama shpalli

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas sekuestrimit të pronave të investitorëve strategjikë Artan Gaci dhe Pëllumb Gjoka.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

“Sekuestrimi i pronave të disa investitorëve strategjikë e vendos Edi Ramën në pozitën e një kryeministri që ka abuzuar rëndë me pushtetin. Përveç miqësisë me Kryeministrin, qartësisht duket se kriteri mbi të cilin Edi Rama i ka shpallur investitorët strategjikë ka qenë grabitja e pronave publike e private prej tyre!

Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë persona që kanë përfituar pronat në Bregdet përmes falsifikimit. Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë trafikantë droge dhe porositës vrasjesh me pagesë.

Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike. Shumë prej tyre nuk kanë të bëjnë me zhvillimin, por me pastrimin e parave nga punët e pista. Me këto para kanë blerë edhe fallsifikimin e pronave, ku kanë ngritur dhe po ngrenë perandorinë e krimit dhe të korrupsionit.

Mbi këto vendime, Edi Rama ka vendosur firmën e tij dhe nuk duhet të jetë e largët dita, kur ai do të duhet të përballet me drejtësinë”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit