Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu flet për vdekjen e Bogdanit: Ndodhi në punë sekondash, janë gjëra që nuk parashikohen

Shehu flet për vdekjen e Bogdanit: Ndodhi në punë sekondash,

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.

Në një lidhje live për “Top News”, Shehu u shpreh se gjithçka ndodhi në punë sekondash. Deputeti u shpreh se janë gjëra që nuk mund të parashikohen dhe që kanë fatin tragjik si Gerti.

“Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.

Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar”, tha Shehu.

 

Të fundit