Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Berisha thirrje Ramës: Duam qeveri teknike, reago! Mosbindja do çmontojë narkoshtetin
"Shërbëtor i pasardhësve të diktaturës", Spahia: Benet Beci e fillon ditën me arrestime në Postribë
“Bardhyl Shabaj u arrestua sot me pretekstin se kërkoi këngë për Sali Berishën”, kështu ka shkruar në facebook, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, teksa shprehet se kryebashkiaku aktual Benet Beci e fillon me arrestime ditën në Postribë.
Spahia shprehet se Shabaj u arrestua për shkak të tmerrit që ka Beci nga qytetarët e lirë dhe shërbimi që me shumë zell i bën pasardhësve të diktaturës.
Postimi i plote
Benet Beci e fillon me arrestime ditën në Postribë.
Postriba antikomuniste, Nder i Kombit, është zgjuar sot nën terrorin dhe dhunën e policisë politike të Edi Ramës, pinjollit të bllokut.
Me porosi te Benetit, sekretarit të parë të partisë së narkoshtetit, arrestohet Bardhyl Shabaj njeriu që vjet largoi kurorat e Benetit nga monumenti i dëshmorëve të kryengritjes së Postribës.
Bardhyl Shabaj u arrestua sot me pretekstin se kërkoi këngë për Sali Berishën, por arsyeja e vërtetë është tmerri që ka Beneti nga qytetarët e lirë dhe sherbimi që me shumë zell i bën pasardhësve të diktaturës.