Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimi i Nanos, Meta: U bë një ‘kokë turku’ e radhës

Shkarkimi i Nanos, Meta: U bë një ‘kokë turku’ e

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se Nano u bë ‘kokë turku’ e radhës duke theksuar se priteshin përgjegjësi në nivele të larta politike. Meta u shpreh se askush nuk mund ta besojë që shkarkimi i Nanos do të jetë shpresëdhënës për depolitizimin e Policisë së Shtetit.

“Një vendim i çuditshëm por tashmë edhe i zakonshëm. Kur priteshin përgjegjësi në nivele të larta politike për dështimin e rëndë të rendit publik dhe sigurisë në vend, thjeshtë është e qartë që u bë edhe një kokë turku e radhës, i cili vetëm 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziasëm dhe vlerësime si një prurje e re, cilësore dhe shpresëdhënëse për drejtimin ligjor dhe qytetar të policisë së shtetit.

Nuk besoj se ka ndonjë naiv në këtë vend që të besojë se drejtori i Policisë që nga momenti kur u vu Rama kryeministër, performanca e tij ka qenë problemi i rendit publik, i luftës kundër drogës dhe luftës kundër trafiqeve. Njëkohësisht as edhe ministrat që janë bërë kokë turku.

Askush nuk mund të gënjehet që një shkarkim si ky i sotmi mund të jetë shpresëdhënës për depolitizim të këtij institucioni tashmë tërësisht partiak. Është koha që të gjithë llogaridhënien për dështimin e rendit publik, për vrasjet që ndodhin çdo ditë, ta kërkojnë te njeriu që e motivon dhe justifikon krimin, që e ka ndarë Shqipërinë në principate nën ndikimin e kriminelëve, duke e dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme funksionimin e ligjit.

Dua tu bëj thirrje efektivëve të Policisë të bëjnë gjithçka të zbatojnë ligjin, që të mos përdoren nga politika dhe të mos bashkëpunojnë me segmentet e krimit”, tha Meta.

Të fundit