Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Shkeljet në Lezhë, deputetja e PD-së: Propozoj t’i ndryshohet emërtimi nga ministri i drejtësisë në atë të masakrës

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj foli në lidhje me zgjedhjet lokale 14 majit. Si drejtuese e fushatës në këtë zonë, ajo tha se nuk ka banorë që nuk i janë ofruar para në këmbim të votës për qeverinë.
Ajo tha se dyshja Ndreu-Manja bënë çdo gjë për të mbajtur peng bashkinë si shantazhet mbi administratën dhe gjëra të tjera që ndikuan tek liria e votës.
FJALA E PLOTË:
Sot duhej të ishte në rend dite dhe të diskutohej nga të gjithë ne farsa elektorale e 14 majit. Në fakt nuk e kuptoj sesi ky parlament mund te futet në normalitet me atë masakër zgjedhore që u finalizua vetëm 10 ditë me pare.
Tashmë e din i madh e i vogël sesi u deformua vullneti i sovranit ne Lezhe dhe në mbare Shqipërinë. Zor se gjen banorë te Lezhës që nuk i janë ofruar para në këmbim të votës për rilindjen. Në fakt si përfaqësuese e Lezhës më vjen turp që jam në këtë Parlament !
Pse e them këtë ? Unë drejtova fushatën elektorale në Lezhe , bashke me bashkëpunëtoret e mi , bëmë një fushate model, një fushate dinjitoze me vlera, me burra, gra, te rinj e te reja qe punuan me shpirt e me zemër .
Punuam fort , trokitëm dere me dere , ne qytet e fshat , me një program te shkëlqyer te realizueshëm për Lezhën, me synime te qarta për të arritur ndryshimin.
Krejt ndryshe nga ju , sepse kishim kandidatin me te mire për Lezhën , dhe kontratën e kishim me qytetaret dhe për qytetaret. Tek çdo takim shihej qarte e pastër dëshira për ndryshim dhe kryefjala ne çdo takim ishte ndryshimi , si tek demokratet, socialistet e ndershëm por edhe ato pa parti.
Por për sa kohe qe vendi drejtohet nga Rama , nuk mund te ketë zgjedhje te lira e te ndershme. E kisha paralajmëruar me herët , qe aktoret e dosjes 184 te masakrës zgjedhore ne Dibër do te bënin te njëjtën masakër edhe ne Lezhe.
Ne fakt kështu ndodhi. Dyshja e korruptuar Ndreu – Manja , kombinacioni perfekt i krimit elektoral bene çdo gjë për te mbajtur peng bashkinë e Lezhës. Ushtruan presion , shantazh,mbi administratën , duke i detyruar te listonin me nga 20 emra votues për rilindjen.
Përdorën paratë e tërmetit , legalizimet,lejet e ndërtimit,te cilët ndikuan tek liria e votës . U përdorën paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit , te cilët u hodhën lume. Kriminelet me mbështetje vendore dhe qendrore ushtruan terror ne qytet dhe fshat.
Qindra bileta u prenë nga agjencitë e udhëtimeve ne Lezhe, për te sjelle me bileta falas emigrante nga jashtë vendit për te votuar rilindjen. Euro arriti nivelin me te ulet te këmbimit valutor deri ne dt 14 maj për tu ringritur te nesërmen e 15 majit.
Ndërkohë qe fushata jone ishte me shtrëngim duarsh , duke i pare njerëzit ne sy,dhe duke i dëgjuar hallet e tyre. Sepse ne nuk blejmë vota! Ndaj unë sot gjej rastin te falënderoj nga zemra 16 376 banoret e Lezhës qe votuan ndryshimin , përtej kërcënimeve , presioneve , ata votuan ndryshimin.
Jam krenare për te gjithë ekipin dhe bashkëpunëtoret e mi, për shpirtin qe demonstruan ne këtë fushate , me rregulla të pabarabarta loje në një fushe te minuar. Mirënjohje pafund për secilin prej tyre .
Po ashtu falënderime te përzemërta për komisionerët tanë, vëzhguesit, numëruesit , që nuk bene asnjë hap pas , por shpresuan deri në fund që vota e lirë do të triumfonte mbi makinerinë e krimit , duke u bërë mburojë e vullnetit të njerëzve të lirë , ahmanetqare të votës për ndryshim.
Në fakt 14 maji do të mbetet në historinë e Lezhës dhe mbarë Shqipërisë si një ditë e zezë për demokracinë , për pluralizmin politik , si dita kur u vra vota e lire. Plumbi vret armikun tënd, vota vret fëmijët e tu ,- thotë Abraham Lincoln. Te dashur qytetare
A e fitoi Bashkinë Lezhë sekti i rilindjes ? Jo dhe jo. Fituan bandat dhe Bashkia Lezhë sot është peng i tyre. Këtë e din i madh dhe i vogël. Ndaj ftoj sot drejtuesin politik te Lezhës , ministrin e drejtësisë pa drejtësi , që theu rekordin e përsëritjes te krimit elektoral edhe në Lezhe të na sqaroje për makinacionet qe u përdorën në Lezhë
Madje unë i propozoj parlamentit qe te ndryshohet emërtimi nga ministër i drejtësisë ne ministrin e masakrës zgjedhore meqë është recidivist përsëritës i suksesshëm tashme.
Të na sqarojë kush dhe si u fituan zgjedhjet në Lezhë? A u përdor administrata publike ? A iu bë presion administratës? A ishin drejtuesit e lartë të institucioneve te shpërndarë tek çdo qendër votimi , brenda dhe jashtë tyre?
A u përdorën fondet publike? A u shtruan asfaltet elektorale deri në ditën e zgjedhjeve ? A u ushtrua terror në qytet dhe fshat nga të fortët , duke iu dhuruar fitoren, dhe sot ju mbajnë peng bashkinë ? Sa bileta janë prerë nga agjencitë e udhëtimit në Lezhë me urdhër nga rilindja ?
Verifikoni sistemin tims , sa hyrje ka pasur me datë 13 maj dhe dalje me 14 maj ? Gjithashtu pyes ,në cilin vend të botës , dhe aq me tepër një vend anëtar i NATO , siç është Shqipëria , aspirant për integrim drejt BE , i ashtuquajturi kryeministër del ne fushate duke kërcënuar votuesit , duke u thënë nëse votoni kandidatin e djathte do tu ndërpriten fondet , si dhe do tu mbyllen rubinetat e financimeve.
A ka moral ky kërcenim ? Vetëm një tradhtar , një i pabese , mund ta thotë këtë. Në cilin vend të botes ndodh që në muajin elektoral të rriten pagat e administratës në prag zgjedhjesh. Dhe 670 mije pensionisteve tu jepet bonus 50 mije lekë ?
Pra shitblerja në këtë vend tashme është bere institucion. Në këto kushte unë gjej rastin ti drejtohem publikisht : Ambasadores Amerikane zj.Juri Kim, Ambasadoreve te BE ne Shqiperi, Osbe – Odihr ( te cilët i takova para zgjedhjeve dhe I paralajmërova për atë çfarë pritej te ndodhte ne Lezhe nga dyshja Ndreu –Manja)
Gjithashtu I bej Thirrje ; Drejtuesit te Spak z. Dumani, Prokurorit te Përgjithshëm z. Cela ,
Të hetojnë të gjithë masakrën zgjedhore duke filluar nga Ministri I Drejtësisë, Kryetari I Bashkisë Lezhe,veprimet e mosveprimet e policisë se shtetit , Drejtuesit e institucioneve ne Lezhe, por edhe personat e inkriminuar me të cilët kanë bashkëpunuar në këtë farsë elektorale.
Pasi është e patolerueshme dhe e papranueshme qe me këtë qe ka ndodhur te mos ketë asnjë person nen hetim , aq me pak prapa hekurave. Megjithatë unë shpresoj deri ne fund qe organet ligjzbatuese te thonë fjalën e tyre.
Dhe për ta mbyllur , drejtuesi politik i Lezhës te vije te na sqaroje ( meqë te drejtën për replike ja dhashë ) , te na sqaroje , për farsën zgjedhore ne Lezhe , por mos te behet qesharak para banoreve te Lezhes qe e dine mjaft mire,çfarë ndodhi , por mbi te gjitha mos te behet qesharak dhe tu njohe meritën atyre qe ua mundësuan fitoren duke jua marre peng bashkine.
Të dashur banore te Lezhës,Ne nuk duhet të dorëzohemi por të ringrihemi pavarësisht vështirësive dhe pengesave ,që t’i bëjmë ballë kësaj bande në pushtet. Lezha nuk I nënshtrohet askujt qe I imponohet asaj me metoda qe zhbëjnë dhe njollosin historikun dhe traditën tone .
Ndaj ju ftoj te jini optimiste , te mos humbasim besimin ne energjitë tona për te rikthyer vlerat përfaqësuese dhe Lezhës dinjitetin e nëpërkëmbur. E diela e 14 Majit vrau të tashmen por jo të ardhmen që do ta fitojmë sërish të gjithë së bashku!
Faleminderit!
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56