Flash News

Ditari i Opozitës

Shoqërimi i Alimadhit nga policia, Noka: Skandal policor, e dhunuan dhe e rrëmbyen live

Shoqërimi i Alimadhit nga policia, Noka: Skandal policor, e dhunuan dhe e

Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policia. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Tiranë rreth orës 21:00.

Nga video, ai shihet teksa është shoqëruar me forcë në automjetin e policisë. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka reagoi lidhur me incidentin duke e cilësuar ngjarjen skandal policor. 

"Skandal policor
Dhunë dhe rrëmbim live
Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi.
Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve.
Hiqini kapelet! Nuk meritoni respeskt", shkruan Noka. 

Të fundit