Flash News

Ditari i Opozitës

"Shqipëria në drejtimin e gabuar", Bardhi: Vendi drejt shtetit njëpartiak

"Shqipëria në drejtimin e gabuar", Bardhi: Vendi drejt

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka komentuar emërimet në institucionet e pavarura.

Përmes një statusi në Facebook, Bardhi nënvizon se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar dhe se nga demokraci parlamentare po shkon drejt shtetit njëpartiak.

"Shqipëria në drejtimin e gabuar: Nga demokraci parlamentare drejt shtetit njëpartiak

Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë.

Kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, që duhet ta kontrollojnë atë, balanca e pushteteve zhduket. Kjo nuk është më demokraci parlamentare. Është shtet njëpartiak.

Dhe një qeveri që përqendron pushtetin, dobëson institucionet e pavarura dhe i kontrollon ato, nuk afrohet me Bashkimin Europian, largohet prej tij!", shkruan Bardhi. 

Të fundit