Flash News

Ditari i Opozitës

"Shqipëria po digjet!", Këlliçi: Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por tradhti ndaj njerëzve

"Shqipëria po digjet!", Këlliçi: Kjo nuk

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka reaguar për situatën alarmante të zjarreve në vend.

Me një shënim të tij në Facebook, Këlliçi shprehet se, kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por është tradhti ndaj njerëzve, të cilëve po u shkrumbohet mundi i një jete.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Shqipëria po digjet!

Zjarret po e hanë vendin si ujq të uritur. Familjet po humbasin gjithçka. Shtëpitë, bagëtia, pyjet po shkrumbohen.

Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por tradhti ndaj njerëzve, të atyre, që po dëshmojnë hirin e djegies mbi një jetë punë e stërmundim dhe të zjarrfikëseve, ushtarëve e forcave të emergjencës lënë në mëshirë të fatit mu në vijën e flakës.

Kjo nuk është thjesht verë e nxehtë, por një vend që digjet në trup e në ndërgjegje prej dështimit të shtetit për të mbrojtur qytetarët e vet.

Me nisjen e Parlamentit, përpjekja ime e parë si deputet do të jetë adresimi i kësaj katastrofe për të njohur përgjegjësitë e parandaluar të tjera.

Mbrojtja e jetës nuk mund të jetë opsion, por detyrim madhor.

Të fundit