Flash News

Ditari i Opozitës

“Është manipuluar procesi në çdo cep”, zbardhet dëshmia e Salianjit në Apel; debati me gjyqtaren

“Është manipuluar procesi në çdo cep”,

Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji, në kuadër të dosjes “Babale”.

Politiko.al sjell dëshminë e deputetit demokrat në seancën gjyqësore, ku ai është shprehur se procesi është manipuluar proceduralisht në çdo cep dhe vendimi është marrë mbi bazën e këtij akti të manipuluar.

Teksa Salianji dëshmonte mbi manipulimin që i është bërë procesit gjyqësor, gjyqtarja i është drejtuar disa herë duke i përmendur deputetit etikën.

Debati:

Salianji: Pra e kanë manipuluar në çdo cep aq shumë proceduralisht është kjo, se i gjithë gjykimi është bërë mbi bazën e atij vendimi gjyqësor.

Gjyqtarja: Jo nuk është bërë mbi bazën e atij vendimi. Jini korrekt.

Salianji: Ja se ua them tani. Në shkallë të parë nëse do të kishte një hetim në vazhdim për trafik ndërkombëtar droge nuk do të ishte kallëzim i rremë. E kanë bërë me nxitim ashtu siç e ka shkruar dhe prokurorja e cila sikur s’sishte fare në seancë herën e kaluar kishte një letër që ia kishin dhënë.

Gjyqtarja: Kujdes me etikën, kujdes me etikën.

Salianji: Marr një kallëzim tjetër, marr një kallëzim tjetër por unë të vërtetën do ta them.

Gjyqtarja: Kujdes me etikën, sepse kjo është arrogancë pastaj.

Salianji: Jo kjo s’është arrogancë kjo është e vërtetë. Të manipulohet një proces gjyqësor

Gjyqtarja: Mbani kujdes etikën.

Salianji: Po, por e vërteta është më e rëndësishme se etika.

Të fundit