Flash News

Ditari i Opozitës

“Është turpi i botës së lirë”, Berisha: Rama sot personazh kryesor në ‘New York Times’

“Është turpi i botës së lirë”, Berisha:

Gazeta e njohur amerikane, ‘New York Times’ hedh akuza të forta ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ku shkruan se ka përfituar nga agjenti i diskredituar i FBI, Charles McGonigal.

Kreu i PD, Sali Berisha është ndalur te ky artikull denoncues në një bashkëbisedim me gazetarët, duke thënë se Rama është turpi i botës së lire dhe se duhet të largohet menjëherë.

Berisha: Ka një përpjekje nga mediat e Ramës për të fshehur të vërtetën sa edhe subpoena, që është procedurë hetimi, të mos e quajnë si të tillë.

Sot Edi Rama ka një lajm tjetër. Është personazh kryesor në ‘New York Times’. Ia boton edhe këtë fotografi. Ia kanë përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës.

Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare.

Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të. Në kuptimin moral.

Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljes së tij, e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë.

Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme.

 

Të fundit