Flash News

Ditari i Opozitës

Shteti bektashi, deputeti i PD: Rama synon të krijojë një offshore në mes të Tiranës

Shteti bektashi, deputeti i PD: Rama synon të krijojë një

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku komentoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për shtetin bektashi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se pas këtij projekti fshihen qëllime të errëta.

Sipas tij qëllimi i Ramës është të krijojë një offshore financiar në mes të Tiranës.

“Për mua ose është një gomarllëk i plotë ose kështu fshihet një qëllim totalisht i pandershëm dhe gati i errët. Unë mendoj që në mënyrë automatike nëse kjo do të ndodhë, kjo kthen në të drejtë legjitime çdo komunitet fetar të kërkojnë një shtet. Unë mendoj se ai gënjen, vetëm nëse shpall një sulltanat.

Unë mendoj që ka qëllime të mbrapshta, ai kërkon të ndërtojë një offshore financiar në mes të Tiranës. Në rast se vlen një apel i imi njerëzor për baba Mondin, mos u përdorni . Rama po i fryn frymës së konfliktit mes komuniteteve fetare”, tha Çollaku.

Të fundit