Flash News

Ditari i Opozitës

"Shteti bëri presione", Beleri: Shqiptarët në Bashkinë e Himarës janë të diskriminuar

"Shteti bëri presione", Beleri: Shqiptarët në

Eurodeputeti dhe ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka folur ve në SYRI TV, pas daljes së tij nga burgu politik.

Beleri ka theksuar se qytetarët shqiptarë në Bashkinë e Himarës janë  të diskriminuar dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit erdhi si pasojë e zbritjes së shtetit në terren dhe presioneve mbi votuesit.

Beleri: E vërteta duket. Qytetarët shqiptarë në Bashkinë e Himarës janë  të diskriminuar. Janë fshatrat më të varfra dhe nuk merret njeri me ta. PS duke qënë e sigurtë për votën e tyre i ka braktisur dhe i ka lënë. Një pjesë e tyre në 2023 voti ndryshe. Tani zbriti shteti të gjitha ministritë drejtorët dhe kryebashkiakët e jugut dhe bënin presione mbi disa pleq të braktisur në ato fshatra.

Ky ishte rezultati i zgjedhjeve. Nuk ka të bëjë me ndikimin helen, qytetarët kanë dyshtetësi dhe me ata që identifikohen grekë, opozita fitoi me 70%.

Të fundit