Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK mbyll hetimet për “Partizanin”, Malltezi: Refuzuan ta pyesin Ramën, jo më ta hetojnë

SPAK mbyll hetimet për “Partizanin”, Malltezi: Refuzuan ta

Jamarbër Malltezi ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet për çështjen “Partizani”.

Në një postim në Facebook, Malltezi shkruan se SPAK i mbylli hetimet duke refuzuar të pyesë Ramën, e jo më ta marrë nën hetim.

“Prokurorët politikë Kraja e Millonai janë bërë lecka ku fshin këpucët Edi Rama. Njoftojnë mbylljen e hetimeve duke refuzuar të pyesin, jo më të hetojnë Edi Ramën që ka firmosur.

SPAK nuk guxon të hetojë Edi Ramën për:

-Inventarin e objekteve të ‘zëna forcërisht’.

-Ndryshimin e destinacionit në vitin 2006.

-Lejen e sheshit të ndërtimit në vitin 2007.

-Zonimin funksional me vendim të KRRT numër 238 të datës 27.12.2008, që e ktheu zonën për ‘zhvillim me parametra të lartë urbanë’.

-Refuzimin e zbardhjes së lejes së ndërtimit.

-Keqpërdorimin e INU në shkelje të vendimit të gjykatës.

-Dëmin financiar mbi 320 mijë euro nga shpërdorimi i detyrës sipas vendimit të formës së prerë nga gjykata,” shkruan Malltezi.

Të fundit