Flash News

Ditari i Opozitës

Spiropali njoftoi heqjen e mandatit në Kuvend, Salianji reagon nga burgu: Asgjë nuk më ndal! Beteja vazhdon

Spiropali njoftoi heqjen e mandatit në Kuvend, Salianji reagon nga burgu:

Vjen reagimi i Ervin Salianjit nga burgu i Fierit ku ndodhet pasi kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të tij si deputet në seancën e sotme parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se mandati iu hoq me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai shkruan se edhe nga burgu do të jetë tmerri i mazhorancës, ndërsa shton se izolimi nuk do ta ndalë atë.

"Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!", shkruan Salianji. 

Të fundit