Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku takohet me Senatorin italian: Roli i opozitës dhe rëndësia e procesit zgjedhor

Tabaku takohet me Senatorin italian: Roli i opozitës dhe rëndësia

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Senatin Italian Giulio Terzi.

Tabaku së bashku me Terziun ka ngritur dy shqetësime kryesore, të cilat janë roli i opozitës dhe rëndësia e procesit zgjedhor.

 Ajo theksoi se këto dy shqetësime i tregoi për arsye se Italia është një nga mbështetëset më të mira të Shqipërisë, si dhe këtë vit shumë shqiptarë do të votojnë në procesin elektoral.

I pari, roli i opozitës në këtë proces, roli i opozitës në procesin politik në Shqipëri, rëndësia që ka përfshirja e opozitës dhe hapësira që duhet të ketë opozita në Parlament po dhe balanca e pushteteve me rolin që duhet të luajë Parlamenti dhe së dyti, rëndësinë e procesit zgjedhor që ne kemi vitin e ardhshëm.

Ne nuk mund të lejojmë dhe nuk mund të pranojmë që një vend i cili pret që të hapë negociatat të ketë akoma sfida dhe standarde për zgjedhjet që sigurisht nuk i takojnë një vendi në këtë proces”, u shpreh Tabaku.

 

Të fundit