Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
"Takime të fshehta me mafian në Aruba", PD kërkesë për interpelancë me Ramën

Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me takimin me mafian në Aruba dhe ndikimin e krimit të organizuar në ekonomi.
Kërkesa është depozituar nga 7 deputetë të Grupit Parlamentar të PD: Sali Berisha, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luciano Boci, Ina Zhupa dhe Flamur Noka.
Sipas kërkesës së PD, persona të afërt me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë në negociata me krerë të botës së krimit për ndërtimin e kullave në Tiranë.
Kërkesa e plotë:
GRUPI PARLAMENTAR I PD KËRKESË PËR INTERPELANCË URGJENTE ME KRYEMINISTRIN EDI RAMA LIDHUR ME TAKIMIN ME MAFIAN NË ARUBA DHE NDIKIMIN E KRIMIT TË ORGANIZUAR NË EKONOMI
Kërkesa është depozituar nga 7 deputetë të Grupit Parlamentar të PD: Sali Berisha, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luciano Boci, Ina Zhupa dhe Flamur Noka.
Bashkëlidhur kërkesa e plotë e depozituar sot në Kuvend në përputhje me Rregulloren e Kuvendit:
Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin mbi Shqipërinë për vitin 2025 lidhur me Klimën e Investimeve, ndër të tjera thekson se ekonomia shqiptare mbetet e ndjeshme ndaj krimit të organizuar, si dhe thekson se komuniteti i biznesit raporton praninë e madhe të të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës që shtrembëron konkurencën në treg. Është e qartë se një konstatim i tillë nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është as sajesë dhe as një deklarim rastësor.
Në datën 23 shtator 2025, gazetari italian Nello Trocchia, i njohur për investigimet lidhur me mafian, citon prokurorin e Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, i cili shprehet se: “Nuk është ekzagjerim ta quash Shqipërinë një narkoshtet, përkundrazi. Shqipëria është shndërruar në një lloj Eldorado të rrjedhjes së parave cash, dhe mafia shqiptare një fuqi ekonomike dhe financiare.”.
Më tej, gazetari investigativ italian përshkruan rrugëtimin e grupeve kriminale shqiptare nga vitet 90’ deri më sot. “Një pakt me klanet italiane shënoi fillimin e karrierave kriminale të shqiptarëve: së pari, si kontrabandistë dhe trafikantë, pastaj si banditë dhe vrasës të paguar nga krimi i organizuar dhe së fundmi si trafikantë droge, që, sot, janë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe kontrollojnë qendrat e shpërndarjes dhe portet në të gjithë botën. Ata ishin gjithashtu trafikantë njerëzish, duke transportuar emigrantë në Itali edhe pse qeveria italiane shpenzonte miliona për t’i mbajtur ata në qendrat që kishte ndërtuar në Shqipëri. Pas “Casamonica”, Nello Trocchia rikthehet me një investigim të madh për të treguar intrigat dhe trajektoren e një mafie që, nga Roma, u bë një fuqi ekonomike dhe financiare ndërkombëtare, duke ndjekur protagonistët e saj më të egër në një rritje që duket e pandalshme.”.
Veçanërisht me rëndësi është investigimi mbi një takim të fshtehtë të zhvilluar në periudhën 24–31 Janar 2019, në ishullin Aruba, në Karaibe, zyrtarisht territor i Mbretërisë së Hollandës. Sipas dokumenteve të siguruara nga Antimafia Italiane, në këtë takim kanë marrë pjesë biznesmenë, eksponentë të krimit të organizuar dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare në detyrë, të afërt me kryeministrin Edi Rama. Sipas hetuesve, gjatë këtij takimi është diskutuar për ndërtimin e një kulle në Tiranë, në një truall që rezulton në pronësi të dy grupeve kriminale. Për realizimin e këtij investimi ishte e nevojshme mbështetja dhe miratimi nga nivelet e larta të qeverisë shqiptare, të cilat sipas përgjimeve ishin të pranishëm në Aruba dhe diskutonin për ndarjen e përfitimeve. Këto fakte janë konfirmuar jo vetëm nga përgjimet telefonike, por edhe nga burimet e Policisë gjermane.
Në qendër të këtij rrjeti që lidh krimin e organizuar me politikën qëndron shtetasi Artur Shehu, një personazh i njohur në qarqet kriminale dhe sipërmarrëse, me bazë në Miami, SHBA dhe Vlorë, Shqipëri. Ai përshkruhet nga hetuesit si kreu i një organizate të fuqishme kriminale shqiptare që ka ndërtuar një perandori ekonomike përmes trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave. Pikërisht, Artur Shehu, së bashku me një tjetër personazh të quajtur Genci Hamzai, dhe përfaqësues të qeverisë Rama, kanë marrë pjesë në takimin në Aruba, Antillet Hollandeze, ku u përcaktuan hapa konkretë për investimet e ardhshme. Hetuesit theksojnë gjithashtu se falë mungesës së hetimeve financiare në Shqipëri, Artur Shehu ka arritur të ndërtojë një perandori ndërtimi dhe investimesh në Vlorë, Shqipëri dhe Toskana, Itali, duke përdorur kredi që i shërbejnë për pastrimin e parave. Në këtë shkrim përmendet edhe Fabrizio Lisi, ish-gjenerali i Guardia di Finanza, i cili në vitin 2015, do të përfitonte tridhjetë mijë metra tokë në Vlorë pikërisht nga Artur Shehu.
Sjellim në vëmendje se në Prill 2024, emisioni “Report”, në Rai 3, publikoi një cikël emisionesh lidhur me lidhjet e politikës shqiptare me mafian. Në këto emisione përmendej shprehimisht edhe Artur Shehu, i cili i kishte dhuruar kreut të Interpolit Italian në Shqipëri në periudhën 2014 – 2015, Fabrizio Lisi, një pronë 30 mijë metra katrorë në Vlorë. Dhurimi ishte kryer për një fondacion, i cili në periudhën 2012-2013, kishte pasur si kurator të atëhershëm Ëngjëll Agaçin. Ky i fundit kishte qenë pikërisht personi që bëri prezantimin dhe ndërmjetësimin e gjeneralit Fabrizio Lisi me Artur Shehun.
Ëngjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nga Shtatori 2013 e në vijim, përpara se të merrte këtë detyrë, kishte qenë gjithashtu avokat i grupeve kriminale të narkotrafikut në Itali, përfshirë edhe grupin kriminal të Artur Shehut. Sipas investigimeve të kryera nga media shqiptare, Artur Shehu rezulton si një nga përfituesit më të mëdhenj të sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave në Zvërnec, Ujin e Ftohtë, Karaburun dhe Palasë nëpërmjet procedurave të dyshimta, për të cilat ka pasur kallëzime penale nga banorët dhe personat e dëmtuar, por akoma pa ndonjë rezultat konkret.
Për t’u rikthyer sërish te gazetari italian Nello Trocchia, në një intervistë të dhënë për median shqiptare tregon se: “Unë zbuloj për herë të parë që Drejtoria Hetimore Antimafia e shkruan e zeza mbi të bardhë, ashtu si edhe policitë e tjera ndërkombëtare, se në vitin 2019, u zhvillua një takim në Aruba të Antileve Hollandeze. Kjo shkruan Drejtoria Hetimore Antimafia, në praninë e njerëzve që DIA i identifikon si të lidhur me një grup kriminal, në praninë e Artur Shehu që tashmë është bërë bosi i bosëve të biznesit, dhe në praninë edhe, sipas policisë gjermane, të Genci Hamzai, që është i njohur si trafikant droge. Në praninë edhe të përfaqësueve të qeverisë aktuale shqiptare, asaj të Ramës, sepse në 2019 ishte qeveria Rama. Unë i shkruajta Edi Ramës, si përmes Ëhatsapp, ashtu edhe përmes sms, emailit zyrtar të zëdhënësit të tij për të kërkuar diçka të thjeshtë: A e keni takuar ndonjëherë Artur Shehun? A keni qenë ndonjëherë në Aruba? A ka të regjistruar udhëtime të ministrave të tij në 2019? A ekzistojnë takime me Artur Shehun, udhëtime në Aruba?”.
Më tej gazetari Trocchia shprehet se në dokumentet e analizuara përmenden: “…drejtuesit e lartë. Pra, ose ministrat ose zëvëndësministrat. Është e qartë që ata përmendin këtë lloj reference. Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të lartë të qeverisë së Edi Ramës, duke përmendur Edi Ramën si kreu i qeverisë. Kush ishte aty duhet të sqarohet; për këto pyetje Edi Rama nuk ka pranuar të përgjigjet.”.
Sjellim në vëmendje se gjithashtu emri i Edi Ramës dhe Erion Veliaj përmendej edhe në vitin 2021, në përgjimet e publikuara asokohe nga Antimafia Italiane e Katanzaros, në të cilat rezultonin shtetas shqiptarë, së bashku me eksponentë të organizatës mafioze të Ndragheta, që diskutonin për pastrimin e parave në kullat që ndërtohen në Tiranë, duke paguar një përqindje e caktuar te kryeministri dhe kryetari i Bashkisë.
Në këto kushte, pasur parasysh se: i) trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga grupet kriminale shqiptare përbën një shqetësim në rritje dhe të vazhdueshëm për partnerët tanë, që së fundmi konfirmohet edhe nga Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit; ii) grupet kriminale përdorin ekonominë shqiptare dhe veçanërisht sektorin e ndërtimit për pastrimin e parave; iii) eksponentët e krimit të organizuar përfitojnë leje ndërtimi, licenca dhe tendera nga qeveria shqiptare; dhe iv) ekzistojnë fakte, të dhëna, prova dhe indicie të shumta për lidhjet e krimit të organizuar me nivelet më të larta të qeverisë shqiptare; lindin disa pyetje që kërkojnë shpjegime nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, që është njëherazi edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit, si më poshtë:
- A ka dijeni Kryeministri Edi Rama për takimin e dokumentuar nga Antimafia Italiane të zhvilluar në periudhën 24–31 Janar 2019, në ishullin Aruba, në Karaibe, zyrtarisht territor i Mbretërisë së Hollandës?
- Kush janë eksponentët e lartë të Qeverisë shqiptare, që kanë marrë pjesë në atë takim dhe a është informuar Kryeministri Edi Rama prej tyre apo shërbimeve të sigurisë kombëtare mbi përmbajtjen e takimit?
- A ka përfituar shtetasi Artur Shehu, apo persona të lidhur me të, leje ndërtimi; licenca; punë publike; marrëveshje koncesioni apo partneriteti publik-privat; prokurime publike apo fonde publike, nga Qeveria Shqiptare apo institucionet nën varësinë e ekzekutivit?
- A është takuar ndonjeherë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me shtetasin Artur Shtetit, apo ka zhvilluar ndonjëherë takime qeveritare apo elektorale në pronat e paluajtshme në pronësi të këtij shtetasi, që rezulton të jetë një person i skeduar nga disa agjenci ligjzbatuese si drejtues i një organizate ndërkombëtare kriminale të trafikut të drogës?
- Cfarë masash ka marrë Kryeministri, si drejtues i Këshillit të Ministrave, për të parandaluar që krimi i organizuar të ketë ndikim të ndjeshëm në ekonominë shqiptare, apo të mos dëmtojë konkurencën e lirë në treg, sic citon edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit?
Me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me sa më lart, në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë:
- Zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me cështjet e sipërcituara dhe me fokus ndikimin e krimit të organizuar në ekonomi dhe fuqizimin e tij përmes lejeve, licencave apo fondeve publike, që shërbejnë si mekanizëm për pastrimin e parave të pista.
Për sa më lart, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që kërkesën për interpelancë urgjente t’ia njoftojë Kryeministrit Edi Rama dhe ta përfshijë atë si pikë të parë të Rendit të Ditës në seancën më të parë plenare të javës në vijim.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
