Flash News

Ditari i Opozitës

"Taktika "fajin e ka Saliu" ka dështuar", Lela: Rama u shfaq si qaraman, sikur është shefi i opozitës

"Taktika "fajin e ka Saliu" ka dështuar", Lela: Rama u

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka komentuar monologun 35-minutësh të Edi Ramës në emisionin ‘Ora 16’ në SYRI TV, duke theksuar se Rama e ka shfaqur veten si një “qaraman” dhe është ankuar si shefi i opozitës, ndërkohë që ka pasur 12 vjet në postin e kryeministrit.

Lela e cilësoi këtë qëndrim si një taktikë për të arritur qëllime politike, duke theksuar se Rama po përpiqet të mbajë një imazh të viktimës dhe opozitarit, ndërkohë që ai ka të gjitha pushtetet nën kontroll.

Lela: Sali Berisha i cili është targeti direkt i monologut të kryeministrit, duke qenë se është politikani kryesor dhe më i fortë, më qendrori, më i zëshmi i palës tjetër, sigurisht që politikani më i fortë i anës tjetër shërben si një ‘thirrje nën armë’, si një thirrje për të shtrënguar radhët në prag të betejës që janë zgjedhjet e 11 majit.

Edhe kjo ka kuptimin e vet, në kalkulimini e Ramës.

Ne na duhet të lexojmë më tej, sepse Edi Rama është politikan, por prej 12 vitesh ka veshur qyrkun e kryeministrit dhe ne duhet ta shohim si kryeministër, pra çfarë duhet të japë apo ti kërkojë publiku si kryeministër dhe pastaj të shihet si politikan. Pra nevojat politike të tij si kryetar i PS-së në kërkim të një mandati tjetër dhe kryeministri i Shqipërisë për 3 mandate, në raport me atë se çfarë ka bërë e çfarë nuk ka bërë.

Pra ky është Edi Rama i sotëm, dhe ne këtë Edi Ramë duhet të identifikojmë.

Ai pikërisht këtë bën, do të shfaqet si individi Edi Rama dhe bën sikur është në opozitë dhe del e qahet paradoksalisht dhe e ka këtë stil, del e qahet si viktimë dhe opozitari, ndërkohë që nuk është as viktima dhe as opozitari, por është persekutori dhe njeriu me pushtetin më të madh në vend.

I ka të gjitha pushtetet në një dorë, duke nisur nga bashkitë, te gjykatat, parlamentin, ju e dini e ka gati aq nën thundër sa është i gatshëm të përplaset me Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias. Pra është një njeri i gjithë pushteteve dhe del e qaramanohet për 30 e ca minuta sikur është shefi i opozitës, dhe ankohet për shefin e opozitës sikur ai të ishte kryeministri.

Sigurisht kjo është një taktikë, ne bëjmë shtet dhe fajin e ka Saliu. Dhe të gjitha kanë rënë. Doli se fajin nuk e ka Saliu, por Edi sepse është prej 12 vitesh fajtori kryesor i gjërave që nuk shkojnë. Dhe  gjëja më e madhe që nuk shkon është se, Shqipëria është boshatisur, kanë ikur 1 milionë njerëz në dekadën e tij dhe fajin nuk mund ta ketë Saliu.

Shteti është i zgërlaqur, sikur asgjë tjetër, veç ti referohemi bisedave apo përgjimeve të dekriptuara të ardhurave nga shërbimet e huaja dhe të lëshuara në prehrin e SPAK. Edhe pse ato na kanë ardhur të redaktuara sepse SPAK ka nisur të operojë si censori i madh që i merr dosjet dhe zgjedh këndin i cili i intereson qeverisë dhe ato i lëshon publikut. Dosja e Elbasanit është më e qarta, ta gjejmë dy gazetarë fajtorë për narkotrafikun në Elbasan apo kudo tjetër.

Dhe ky është shteti që Edi Rama nuk bëri dot dhe del e ankohet se u pengua ta bëjë. Jo kush e pengoi? Sali Berisha në burg, kush ishin penguesit që i lehnin karvanit të tij’, tha në SYRI TV, Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela.

Të fundit