Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Të arrestohet menjëherë Sali Berisha, edhe nëse ka firmosur Edi Rama
Nga Gent Strazimiri
Ky është akti që ka ndryshuar destinacionin e klubit "Partizani" nga terren sportiv në truall për ndërtim.
Nëse ka korrupsion në këtë mesele, i korruptuari nuk mund të jetë veçse firmëtari i këtij dokumenti.
Nëse pastaj firmëtari i këtij dokumenti korrupsionin e ka bërë në bashkëpunim me Sali Berishën, mbetet për t'u provuar...
Lidhja logjike "motiv-shkak-pasojë" sipas akuzave që ngre SPAK deri tani, mund të ketë vetëm një linjë:
* Sali Berisha
- ka favorizuar dhëndrin e tij që në vitin 2003 (kur ishte në opozitë ?!)
- në bashkëpunim me ministrat socialistë Angjeli e Majko (?!) dhe,
- e ka finalizuar "aktin korruptiv" për të cilin akuzohet, në vitin 2006 me firmën e Edi Ramës (?!)...
Nëse SPAK do e besonte një gjë të tillë, Edi Rama do ishte i arrestuar së bashku me Angjelin dhe Majkon, e pastaj Sali Berisha do ishte nën hetim për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me ta...
SPAK YOU