Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Teliti: Kryeministria dhe bashkia e Tiranës duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore
Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti është shprehur se Shqipëria është vendi që ka numrin më të lartë të emigrimit, të korrupsionit dhe të ardhurat më të ulëta në Europë
Teliti në fjalën e tij përpara protestuesve ka theksuar se dy godinat që duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore është godina e kryeministrisë dhe kjo e bashkisë së Tiranës e cila ka vjedhur dhe po vazhdojnë të vjedhin taksat e qytetarëve.
"Një falënderim për të gjithë ju që i rezistua të nxehtit të verës për të protestuar kundër vjedhjeve të bërë nga pushteti. Ne rezistuam në diel po rezistojmë dhe në shi pasi ne jemi me të drejtën, me qytetarët me sipërmarrjen, me fëmijët me pensionistët me të sëmurët dhe me të gjitha ta që sot janë të harruar.
Dy godinat që duhet të zbrazen urgjentisht nga revolta popullore është godina e kryeministrisë dhe kjo e bashkisë së Tiranës e cila ka vjedhur dhe po vazhdojnë të vjedhin taksat e qytetarëve.
Tirana është kthyer në një vatër të madhe sëmundjesh dhe kancerogjene si pasojë e malit me mbetje, kanceri nuk njeh je i majtë apo i djathtë por paratë që vidhen çdo ditë me mbetjet e kanë një ngjyrë është ajo e kuqja e rilindjes.
Shqipëria është vendi me të ardhurat më të uëlta në europë dhe me korrupsionin më të lartë të europë, Shqipëria është vendi me numrin më të madh të emigracionit ku e shikoni europianizmin ju qytetarë dhe ndërkombëtar. Në cilin aspekt e keni parë europinizmin ju në tenderat pa garë, në korrupsion apo në taksat që vidhejn.
Shqipëria do të bëhet evropiane nëse drejtohet nga njerëz që e duan Shqipërinë."