Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Mungon menaxhimi i duhur i investimeve publike, harxhojmë miliarda euro për një projekt

Teliti: Mungon menaxhimi i duhur i investimeve publike, harxhojmë miliarda

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka komentuar situatën e rrugës së shembur në segmentin Korçë – Ersekë.

Për Syri Tv, Teliti u shpreh se mungesa e projektimeve të duhura është një problematikë e cila thellohet gjithnjë e më shumë.

Ai tha se mënyra më e mirë për të parandaluar shpenzimet e kota është respektimi i procedurave.

“Është një problematikë e cila thellohet gjithnjë e më shumë, mungesa e projektimeve të duhura, mjafton të shohim sot rrugët, nuk shohim 2 rrugë të të njejtës kategori por që të jenë të njëjta me njëra tjetrën. Ato kanë dallime midis tyre, dhe kjo vjen për faktin edhe të atyre arsyesh që tha kolegu parafolës, inxhinieri

Pra nuk meren masat e duhura për të bërë projektimet ashtu siç duhet dhe siç i kërkon standarti, madje shpesherë bëhen edhe pa shkuar fare në terren. Kjo nuk është rruga e parë që shembet, ne kemi tunelin e Murrizit, rruga e Arbrit e cila tashmë është bërë emblematike, ku pjesa e konsiderueshme e punimeve është kryer që gjatë qeverisjes së PD, ketu e 13 vite më parë, dhe sot ne ende jemi të varur, ndonëse po harxhojmë miliona, dhjetëra miliardë euro ose qindra miliona euro për një projekt i cili ende nuk ka përfunduar.

Mungesa e menaxhimit të duhur të investimeve publike , është problematikë 30 vjecare, por sidomos gjatë viteve të fundit, në vend që gjerat të përmirësoheshin dhe standartet ndërkombëtare të menaxhimit të investimeve publike të implementoheshin dhe të zbatoheshin korrektësisht edhe në vendin tone, fatkeqësisht ajo që ne kontestojm sot aktualisht është që këto standarte hidhen në koshin e plehrave dhe futen standartet e Maliqit, standartet e shefave, standartet e drejtuesve të cilët thonë këtu do të bëhet rruga dhe nëse nuk bëhet rruga pastaj gjejeni ju se kush është grupi amiqësor.

E vetmja mënyrë për parandalimin e harxhimeve të kota është respektimi i procedurave”, u shpreh Teliti.

Të fundit