Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Teliti nga protesta para bashkisë: Qytetarët e Tiranës duan drejtësi, paratë të mos vidhen
Opozita ka zhvilluar sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranë, ku qytetarët u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e Veliajt.
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti tha gjatë fjalës së tij se qytetarët e Tiranës duan drejtësi që paratë e tyre të mos vidhen, por të kthehen në shërbime.
Nga furnizimi i munguar me ujë te taksa e arsimit, Teliti renditi disa nga problemet që kërkojnë zgjidhje urgjente.
“Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca, këtu kemi qenë prej 25 javëve dhe këtu do të jemi çdo javë deri në arritjen e qëllimit. Qytetarët e Tiranës duan drejtësi, menaxhim të drejtë, paratë të mos vidhen por të kthehen në shërbime.
Shumë prej jush i kanë çuar fëmijët në shkolla dhe kopshte dhe ajo që kemi parë është kushte jo të favorshme ku mësimi bëhet me dy turne, kopshte të pa mjaftueshme. Paratë janë paguar por ato janë vjedhur me inceneratorët, me 5D dhe dhjetar e dhjetra milionë euro me kontrata pa garë.
Paguajmë ujin 44% më të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave”, deklaroi Teliti.