Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Teliti: PD ka përballë jo 12 drejtues politik, por 12 drejtues bandash
Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shpreh se Rama ka emëruar 12 drejtues bandash, ku shumica prej tyre janë të denoncuar në SPAK.
Për Syri TV, Teliti tha se PD nuk ka përballë 12 drejtues politik, por 12 drejtues bandash
“12 drejtuesit e partisë Demokratike, në shumicën e rasteve nuk kanë përballë 12 drejtues qarku nga partia Socialist, kanë 12 drejtues bandash.
Pjesa më e madhe e atyre që përmende, duke hequr 2-3 emra, o janë të denoncuar në SPAK, o janë të denoncuar me fakte që kanë komplotuar dhe në të kaluarën me banda, me drejtori policish dhe qarqesh për të manipuluar, vjedhur dhe tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve.
PD nuk ka përballë 12 drejtues, homolog, por ka përballë 12 drejtues bandash. Po të shikosh Ramën, nuk foli për vota, foli për mandate, ai ka shkuar dhe ka vjedhur mandate, me ndryshime kushtetuese, me heqje koalicionesh, me dhunë ndaj biznesit, me përdorimin e parasë së pistë”, tha Teliti.