Flash News

Ditari i Opozitës

"Tirana, kryeqyteti i papastërtisë!", Teliti: Bombë me sahat sëmundjesh

"Tirana, kryeqyteti i papastërtisë!", Teliti: Bombë me

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, shkruan se tashmë kemi edhe një krizë të plehrave që nuk mblidhen nga monopoli bashkiak EcoTirana, duke u kthyer në një “bombë me sahat” sëmundjesh për banorët e Tiranës.

Teliti ka postuar disa pamje nga kryeqyteti i mbushur përplot me plehra dhe shkruan se sot Tirana është më e papastër se kurrë më parë.

Postimi i plotë:

Sikur të mos mjaftonte ajri i ndotur 18 herë më i lartë se normat e lejuara, tashmë kemi edhe një krizë të plehrave që nuk mblidhen nga monopoli bashkiak EcoTirana, duke u kthyer në një “bombë me sahat” sëmundjesh për banorët e Tiranës.

Fakt: 20 milionë euro fondi 2024 përpastrimin e Tiranës…por sot Tirana është më e papastër se kurrë më parë.

Cfarë po ndodh? Pse Tirana po mbytet nga plehrat? Pse nuk pastrohet Tirana? Ku shkojnë milionat e eurove që paguajmë?

A i shikon këto kosha plot e përplot kryebashkiaku spiderman kur del “në aksion” nga tarracat e pallateve?

Shikoni këto pamje të plehrave që prej ditësh nuk mblidhen në njësinë 7 të Kryeqytetit, të koshave të mbushur e që nuk zbrasen nga monopoli bashkiak i EcoTirana.

Të fundit