Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kuvend, reagon Berisha: Deputetët e PD i dhanë sot përgjigjen e merituar Edi Ramës

Tensionet në Kuvend, reagon Berisha: Deputetët e PD i dhanë sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur protestën e sotme të deputetëve të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, si përgjigjen e merituar ndaj Edi Ramës. ‘Deputetët e PD i dhanë sot përgjigjen e merituar Edi Ramës, nisën betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës’, u shpreh Berisha.

Berisha: Një përshëndetje të zjarrtë deputetëve të Partisë Demokratike, që nisën sot në sallën e parlamentit të mafias dhe krimit, betejën e fitores, betejën e pandalshme, që i dha përgjigjen më të merituar Edi Ramës, këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Europës, që burgosi deputetin Ervin Salianji, sepse ai denoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë.
Të dashur miq!
Sot deputetët e PD-së, nisën betejën, betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrate, demokrat, çdo qytetare e qytetar të këtij vendi, për tu ngritur në një betejë në mosbindje civile më te gjitha mjetet e saj.
Për shpëtimin e Shqipërisë nga krimit, mafia, vjedhja.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rotacionin, fitoren e opozitës.
Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona.

Të fundit