Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në parlament/ Gazment Bardhi përfundon në spital i lënduar, Lela tregon si është gjendja e tij

Tensionet në parlament/ Gazment Bardhi përfundon në spital i

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duket se ka mbetur i lënduar sot pas tensioneve dhe incidenteve që përfshinë seancën e sotme parlamentare. 

Si pasojë, ai ka përfunduar në spital me lëndime në këmbë.  

Lajmi u dha në studion e Neës24, ku ai ishte i ftuar mbrëmjen e sotme, ndërkohë që drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela tha se Bardhi është lënduar, sepse i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. 

"Është lënduar në këmbë, i ka rënë foltorja kur e kanë tërhequr për ta rrëzuar. I ka dëmtuar këmbën dhe po merr ndihmën dhe nuk ishte në gjendje të mundshme", tha Lela.

 

Të fundit