Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli për votimet e primareve: Për herë të parë një procedurë e tillë, e frymëzuar nga pjesmarrja

Topalli për votimet e primareve: Për herë të parë

Koordinatorja e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Jozefina Topalli ka ndjekur nga afër procesin e primareve.

Ajo deklaroi për mediat se është e frymëzuar nga pjesëmarrja e lartë e cila, sipas Topallit, është parë vetëm në SHBA.

“Jam e frymëzuar nga një pjesëmarrje kaq e lartë. Natyrisht defekte ka dhe ka për të pasur gjithmonë por mua më çudit dhe më gëzon shumë fakti që ka një pjesëmarrje të tillë. Nuk e kam parë në asnjë vend tjetër përveçse në SHBA.

Është për herë të parë që aplikohet një procedurë e tillë. Është kurajo e madhe të marrësh një vendim të tillë për primare. Ky është ushtrimi më i bukur demokratik me një pjesëmarrje të paimagjinueshme”, tha Topalli.

Të fundit