Flash News

Ditari i Opozitës

Tragjedia në Durrës, Berisha me tone të forta: Shoferi ishte ‘terrorist i votave’, të fortët kanë bërë zap policinë

Tragjedia në Durrës, Berisha me tone të forta: Shoferi ishte

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha replikoi me Taulant Ballën, pasi ky i fundit kërkoi nga policia që “të fortët e lagjes të bëhen shembull”, pas rastit tragjik në Durrës.

Berisha tha se janë të fortët ata që kanë bërë “zap” policinë dhe që i tremben atyre. Referuar shoferit Nikoll Radaçi i cili i mori jetën dy të miturve në Durrës, kryedemokrati tha se 56-vjeçari duhej të ishte arrestuar dhjetë herë, por nuk u prek kurrë, pasi shërbente si "terrorist i votave".

“Të dalësh këtu dhe të flasësh për reformën në drejtësi, kur i përdorët 83 mandatet si thika krimi, nuk ka hipokrizi më ekstreme se kjo. Nuk ka hipokrizi sesa të bësh teori se kush janë të fortët, mor? Të fortit janë patronazhistë. Ai duhej arrestuar 10 herë, po nuk desha të zgjatem në këtë, në këtë, në këtë pikë. Dhe s'u arrestua asnjëherë, se ishte terroristi i votave. Nuk ka të fortë që s'i bën dot zap policia, po ka polici të bërë zap nga të fortit e partisë. Kjo është e vërteta. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe gjërat duhet t'i themi siç janë. Ballukizimi juaj është fundi juaj”, deklaroi Berisha nga Kuvendi.

Të fundit