Flash News

Ditari i Opozitës

U justifikua në Bruksel për mungesën e opozitës/ Berisha i përgjigjet Ramës: Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark

U justifikua në Bruksel për mungesën e opozitës/ Berisha i

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u justifikua në Bruksel për mungesën e opozitës në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Teksa shpërndan pjesë nga deklarata e Ramës, Berisha thotë se, “Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikës!”

Kujtojmë që Rama u shpreh se në Bruksel ka mbërritur me një format të Komisionit Evropian. Kryeministri tha se mund të kishin kërkuar ndryshime në listë, por justifikohet me faktin se në Shqipëri nuk dihet ende kush është opozitë.

“Unë kam ardhur me një format nga Komisioni. Natyrisht që mund të kishim kërkuar një ndryshim për një përfaqësues nga ana e opozitës. Por kemi një problem që nuk është problem i Brukselit, që nuk dimë kush është kush nga ana e opozitës”, tha Rama

Të fundit