Flash News

Ditari i Opozitës

“U prishi myslimanëve festën e Bajramit”, Berisha: Rama i premton Erdoganit shkarkimin e kreut të KMSH

“U prishi myslimanëve festën e Bajramit”, Berisha: Rama i

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se u prishi besimtarëve myslimanë festën e Bajramit e cila u festua pak ditë më parë. 

Edhe këtë vit, mijëra besimtarë u falën në shesh, ndërkohë që xhamia e madhe e Namazgjasë ka përfunduar, ndërsa sipas Berishës i ftuar në 'Open' xhamia nuk inaugurohet, pasi Edi Rama i ka premtuar presidentit turk, Erdogan, shkarkimin e kreut të KMSH.

“Myslimanët falën Bajramin në shesh, Xhamia ka përfunduar, Edi Rama i përmton Erdoganit se do heq Myftiun, kreun e KMSH.

Ua prishi Bajramin. I thotë hiq kreun e KMSH. Ky nuk është shtet. Është vetëm narkoshtet. Unë do të bind çdo shqiptar se nëse nuk bëhemi qytetar të vetëdijshëm, se nuk na cakton dot kush ne as kreun e opozitës, as kreun e KMSH", u shpreh Berisha.  

Të fundit