Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Begeja dhe Bektashi u thirrën në SPAK, Berisha: Grupi i strukturuar kriminal i mori të pandehur
Biznesmeni Fatmir Bektashi është thirrur këtë të enjte në SPAK lidhur me çështjen Partizani, ndërsa disa kohë më parë i është caktuara masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Po ashtu nga prokurorët është thirrur edhe biznesmeni Xhimi Begeja, ku i është komunikuar akuza për “pastrim parash”, si një nga trashëgimtarët dhe njëkohësisht ortaku i Jamarbër Malltezit.
Lidhur me këto raste, ka reaguar kryedemokrati Sali Berisha i cili tha se ata janë marre të pandehur nga grupi i strukturuar kriminal, duke iu referuar SPAK.
Berisha: Të dashur miq, sot me urdhër të Edi Ramës, grupi i strukturuar kriminal me në krye Altin Zamanin, morën të pandehur dy biznesmenë, dy pasardhës të familjeve themeluese të Tiranës, Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi.
Shqiptarët duhet ta dinë se këta anëtarë të organizatës kriminale të Skapit kanë akuzuar për korrupsion me Sali Berishën, Fatmir Bektashin sepse ky biznesmen i nderuar, që ka ndërtuar në të gjithë Tiranën gjithë jetën e tij, dhe që tani ka ndërtuar në tokën e tij, paska sponsorizuar në vitin 2013 një udhëtim të Elhaida Danit dhe Rikardo Koçantes, kur ajo fitoi Voice Of Italy.
Ministria e Kulturës ftoi këngëtaren tonë, e cila korri një sukses të jashtëzakonshëm në Itali, dhe mentorin e saj që ishte arkitekt i atij suksesi, Rikardo Koçante në Shqipëri, për të nderuar me një medalje nga Presidenti i Republikës, këngëtarin e njohur italian.
Fatmir Bektashi paska sponsorizuar me 4500 euro udhëtimin dhe qëndrimin e tyre dy net në Tiranë.
Pra, ky është korrupsioni i Sali Berishës, sepse një biznesmen ka sponsorizuar jo për kryeministrinë, për Ministrinë e Kulturës, në përputhje me të gjitha rregullat, me deklarime