Flash News

Ditari i Opozitës

Çupi: Të shuhen afatet e mbajtjes pezull të diplomës për studentët e Mjekësisë

Çupi: Të shuhen afatet e mbajtjes pezull të diplomës

Deputetja demokrate Dhurata Çupi kërkoi nga Komisioni i Ligjeve të shuhen afatet e mbajtjes pezull të diplomës për studentët e Mjekësisë.

Çupi u shpreh se mazhoranca nuk e ka hallin tek studentët dhe te shërbimi cilësor, por tek tenderat.

“Unë dhe Gazment Bardhi kemi propozuar që afatet e mbajtjes pezull të diplomës së studentëve të mjekësisë, nga institucionet shtetërore të shuhen. Pra mos të kete afate bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fatkeqësisht nga mazhoranca u votua kundër.

Sepse mazhoranca nuk ka hallin e studentëve as të shërbimit cilësor në shëndetin e qytetarëve.

Dëmi finaciar prej 500 milion euro në dekatën e fundit me 4 koncesione, tendera dhe prokurimet publike abuzive me vdekshmëri të shtuar dhe përkujdesje në spitale ne rënie, me trajtime të munguara dhe abuzime të tmerrshme në rastet e sëmundjeve onkologjike , janë e vêrteta e këtij sistemi shëndetësor sot”, shprehet Çupi.

Të fundit