Flash News

Ditari i Opozitës

Vangjel Dule: Do kërkojmë përsëritjen e zgjedhjeve në zonat e minoriteteve

Vangjel Dule: Do kërkojmë përsëritjen e zgjedhjeve në

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili këto zgjedhje renditej i 11-ti në listën e "PD-AN-së" në Qarkun e Tiranës, ka deklaruar se do të kërkojë përsëritje të zgjedhjve në zonat me minoritet grek në Shqipëri.

Ai tha se u shkel e drejta e minoriteteve me vendimin për karantinën 14-ditore për ata që vinin nga Greqia ose Maqedonia e Veriut. Dule tha se mohimi i votës për minoritetet përkthehet në dy mandate dhe sipas tij, zgjedhjet duhet të përsëriten të paktën në bashkinë e Dropullit.

"Dje komiteti teknik i ekspertëve hoqi karantinë 14-ditore. Ajo qëndroi në fuqi për 7 ditë. E shikoni që i gjithë shteti është në fuqi të partisë. A do të ishin të gjitha votat për Tavon? Unë besoj se statistikisht në Gjirokastrës prodhohet duke krahasuar shifrat është që po. Këtu kemi shkelje të mirëfilltë të drejtat e minoriteteve. Kjo përkthehet në dy mandate. Për zonat e  minoritet do të kërkohet përsëritja e zgjedhjeve. Në kundërshtim me ligjin u është penguar në mënyrë masive ushtrimi i të drejtës së votës. Në bazë të legjislacionit në fuqi është lejueshme përsëritja e procesit zgjedhor, të paktën  në bashkinë Dropull." tha Dule në "Log".

Të fundit