Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Aeroporti i Kukësit vetëm 37 punonjës nga 12 mijë, që premtoi Rama!

Vasili: Aeroporti i Kukësit vetëm 37 punonjës nga 12 mijë,

Deputeti i PD-së Petrit Vasili, në një postim në facebook, shkruan për Aeroportin e Kukësit Edi Rama premtoi se do të punësohen 12 mijë vetë dhe do te arrinte brenda disa viteve deri në 1 milion udhëtarë, ndërkohë sipas tij sot janë të punësuar vetëm 37 punonjës

Postimi i plotë:

Edi Rama është pa diskutim mashtruesi me ordiner dhe më vulgar qe ky vend ka njohur

Konkretisht për Aeroportin e Kukësit Edi Rama premtoi se do të punesohen 12 mijë vetë dhe do te arrinte brenda disa viteve deri në 1 milion udhetarë.

Realiteti sot është totalisht ndryshe!

Janë të punësuar vetëm 37 punonjës.

Ka zero fluturime.

Edhe nje fakt te tjeter te le pa goje.

Aeroporti i realizon te ardhurat e tij gjithmone me ne rritje nga Duty Free.

Pra Duty Free punon kur ne Aeroport nuk ka fluturime fare.

Po cfare dreq Duty Free eshte kjo mor amam.

Sepse Duty Free eshte nje sherbim qe ofrohet per pasagjeret qe do te dalin nga vendi dhe per te bere pagesen e cdo produkti te blere, me pare skanohet bileta e udhetimit dhe kete e di edhe shqiptari me i fundit.

Pra nuk fluturojne avionet ne Kukes, por fluturon Duty Free-ja.

Të fundit