Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Vasili: Shqipëria sot është me një shtet jurik dhe kushtetutë të rënë
Petrit Vasili, deputeti i Partisë së Lirisë, foli mbi votimin në Kuvend, për respektimin e Gjykatës Kushtetuese dhe hedhjen poshtë të vendimit i cili do të qonte në heqjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
I ftuar në Syri Tv, Vasili u shpreh se, vendimi i sotëm është vendimi që i vuri vulën që shteti ligjorë në vendin tonë është i asgjësuar.
Ai tha se, Rama ka vendosur një gjykatë të 5 mbi gjykatat e tjera duke e bërë Shqipërinë nje vend me shtet juridik të rënë.
Deklarata e tij:
“Ky është votimi tretë i Gjykatës Kushtetuese, ku Rama dhe ata që janë brënda partisë së tij në parlament, e kanë rrëzuar për herë të tretë këtë vendim në parlament, pra është në vijimësi e rrëzimit dhe mos zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e kodit penal për tubimet, nuk ka zbatuar as vendimin për Teatrin Kombëtarë.
Por vendimi i sotëm, për herë të tretë i vuri vulën që shteti ligjor në Shqipëri është i asgjësuar dhe vendi sot përballet me një puç kushtetues pasi ekzekutivi ka rrëmbyer të gjitha kopetencat.
Kjo do të thotë që mbi 4 shkallët e gjykimit në Shqipëri, mbi të është vendosur një gjykatë e pestë, gjykata e Edi Ramës dhe e banditëve të tij që votojnë në parlament.
Shqipëria sot është me një shtet jurik dhe kushtetutë të rënë.”- u shpreh Vasili