Flash News

Ditari i Opozitës

Vdekja e parakohshme e Gert Bogdanit, PD shpall 19 shtatorin ditë zie, anulon sot dhe nesër çdo aktivitet

Vdekja e parakohshme e Gert Bogdanit, PD shpall 19 shtatorin ditë zie,

Partia Demokratike ka shpallur 19 shtatorin ditë zie, në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, i cili sot u nda nga jeta papritur në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

"Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024.

Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.

Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike", njofton zyra e shtypit të PD. 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit