Flash News
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Veliaj letër nxënësve/ Teliti: Propaganda politike me fëmijët është padiskutim vija e kuqe
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka reaguar pas letrës që kryebashkiaku Veliaj i ka dërguar nxënësve minorene, duke shpalosur propagandën e tij të rremë politike.
Sipas Telitit, ndjesa nga Veliaj është minimumi që duhet bërë.
Më poshtë statusi i Telitit:
VELIAJ QËNDRO LARG FËMIJËVE TË TIRANËS, STOP PROPAGANDËS ME TA!
Dje ditën e parë të shkollës, fëmijët tanë, fëmijët e Tiranës, në vend që të hapnin librat e fletoret si fillim viti, u është dashur që të hapnin "zarfin Veliaj" e të lexonin "pa vullnetin e tyre" letrën që Kryebashkiaku u kishte dërguar secilit prej tyre (fëmijëve e jo prindërve).
Po cfarë shkruhej në këtë letër do pyeste cdokush?
Shikojeni vetë tekstin në foto, tekst ku Kryebashkiaku shpërthen në propagandë me nxënësit minorenë (por harron klasat me dy turne apo lagje të tëra pa cerdhe e kopshte), ndërkohë që maksimumi që do mund ti lejonte vetes (në kushte normale gjithmonë) do ishte thjesht një urim zemre për fëmijët.
Cdo gjë e ka një limit, propaganda politike me fëmijët është padiskutim një vijë e kuqe.
Ndjesa publike është minimumi që Kryebashkiaku i detyrohet prindërve e fëmijëve të Tiranës.