Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Apelit për Salianjin, Lela: Duhen protesta serioze dhe rezistencë

Vendimi i Apelit për Salianjin, Lela: Duhen protesta serioze dhe

Alfred Lela, drejtor i Komunikimit në PD, i ftuar në emisionin “Open” në News24  ku u diskutua lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për deputetin demokrat Ervin Salianji tha se është koha për protesta serioze, në kuptimin edhe të përmasave, edhe rezistëncës dhe vijueshmërisë.

Nuk mjaftojnë ato protestat që konsideron si shëtitje”, tha Lela. Ai tha se një anëtar i grupit parlamentar dënohet se ka denoncuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, dhe dënohet nga kunata e zv.Kryeministres së të njëjtës parti.

“Tani që po flas për Salianjin më kujtohet Gazment Bardhi, sepse me logjikën e përdorur nga Apeli, mund të dënohet edhe Bardhi, pra kemi një akt shpallje lufte. Opozitës nuk i mbeten përveç tjetër veç atyre të luftës”, tha Lela.

Ai u shpreh se me këto vendime Gjykate të diktuara, Qeveria thotë mos guxoni të denonconi as vjedhjet, as abuzimet, as lidhjet me krimin.

Të fundit