Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i Apelit për Salianjin, PD mbledhje urgjente

Vendimi i Apelit për Salianjin, PD mbledhje urgjente

Pasi Apeli la në fuqi vendimin për deputetin demokrat, Ervin Salianji, ku ky i fundit u dënua me 1 vit burg, Partia Demokratike, ka thirrur një mbledhje urgjente.

Deputeti demokrat u paraqit në gjykatë, ndërsa në mbështetje të tij ishin edhe grupi parlamentar i PD-së.

Mësohet se mbledhja është thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe pjesë e mbledhjes do të jetë i gjithë grupi.

Në seancën e sotme avokati i Jetmir Olldashit Indrit Sefa tha se ‘paraqitja e vendimit të pushimit nga krimet e rënda, vetëm tani në lidhje me këtë çështje, tregon se vendimi i shkallës së parë është i paligjshëm, dhe nuk duhet që të merret parasysh. Nuk mund të administrohet ky vendim si prove e dorëzuar nga avokati i viktimës së veprës penale, Geron Xhafa’.

Apeli pranoi një kërkesë të avokatëve të Geron Xhafës për të marrë si provë një vendim për pushimin e hetimeve të dhënë nga gjykata e krimeve të rënda për klientin e tyre.

Pas tërheqjes për vendim, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila e ka dënuar atë me burg për kallëzim të rremë.

 

 

Të fundit