Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për Xhaçkën, Maliqi:Jemi “de facto” në diktaturë

Vendimi për Xhaçkën, Maliqi:Jemi “de facto” në

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, u shpreh se mazhoranca ka mbi një vit që mbron deputeten Olta Xhaçka.

Në një intervistë në Ora News, Maliqi u shpreh se demokracia në vend nuk ekziston dhe se gjithçka është e kapur nga sistemi i ngritur nga qeveria.

U bë mbi një vit që mazhoranca e mbron deputeten Xhaçka, kështu që nuk ishte ndonjë surprizë.

Dihej që do e mbronin për shkak të interesave korruptive në bashkinë e Himarës ku bashkëshorti i saj është investitor strategjik, kështu që nuk është ndonjë habi për shqiptarët pasi çdo gjë këtu në Shqipëri është e kapur.

Jemi defacto në diktaturë, demokracia nuk ekziston. Opozita vazhdon të jetë ende e vonuar.

Besoj dhe shpresoj për një protestë madhështore të qëndrueshme shumë shpejt në mënyrë që të kërkohet lirimi i liderit të opozitës i cili është në arrest politik nga SPAK-u i Ramës dhe i Sorosit dhe të kërkojmë edhe qeverinë teknike prandaj unë si deputet prej 7 vitesh do ti bëj thirrje PD dhe opozitës së bashkuar të nisin menjëherë organizimin për një protestë madhështore jo si të tjerat.” – u shpreh Lefter Maliqi.

Të fundit