Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ PD ‘ndërton’ skemën e 8 janarit, nxjerr emrat: Flamur Noka drejtoi grupin e mercenarëve

Video/ PD ‘ndërton’ skemën e 8 janarit, nxjerr emrat:

Partia Demokratike ka ndërtuar skemën e protestës së 8 janarit, protestë kjo e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha që u zhvillua para selisë blu.

Në videon e publikuar në Facebook, nga PD-ja shfaqen pjesëmarrës në protestë që sipas tyre janë pjesë e grupit që sulmuan selinë, duke etiketuar në krye të saj deputetin Flamur Noka si drejtues.

Në video, janë evidentuar Klevis Balliu, Grigels Muçollari, Myftar Lumneshi (të cilin Basha e akuzoi si pjesë e një grupi kriminal të quajtur B9), Gazmir Spahija dhe Flamur Noka. Në një sekuencë, shfaqet një nga protestuesit i cili komunikon me Nokën.

Postimi i plotë:

Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.

Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.

Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.

Të fundit