Flash News

Ditari i Opozitës

"Viktimizimi i një të dënuari..." Bardhi i përgjigjet Ramës: Olsi Rama është halli i Edi Ramës, jo drejtësia

"Viktimizimi i një të dënuari..." Bardhi i

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi replikoi me Kryeministrin Edi Rama, i cili përmes një postimi në “X”, shprehej lidhur me burgosjen e deputetit Ervin Salianji.

Bardhi shkruan se halli i Edi Ramës është Olsi dhe jo drejtësia.

Reagimi i Bardhit:

Olsi Rama është halli i Edi Ramës, jo drejtësia; njëlloj siç Geroni ishte halli i Fatmir Xhafajt, dhe jo drejtësia!

Fushata e egër e Edi Ramës për dënimin politik të Ervin Salianjit nga disa gjyqtarë hallexhinj s’ka të bëjë me drejtësinë. Ai po bën çfarë mundet për të ndikuar në hetimin e vëllait të tij dhe për të penguar të vërtetën e përfshirjes së Olsi Ramës me trafikantët ndërkomëbtarë të kokainës në Xibrakë.



Me të tilla fushata, e mbajmë mend që mohoi kanabizimin e vendit. Ne ishim shpifësit që i nxinim imazhin vendit.

Mbrojti Saimir Tahirin. Edhe atëherë ne dolëm shpifës për trafikun e drogës me makinën e Ministrit të Brendshëm. Madje u dënuan dy zyrtarë të lartë të PD nga Dvorani me shokë, por e vërteta doli shpejt në dritë.

Mbrojti Elvis Roshin, Arben Ndokën, Armando Prengën, Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun, dhe të ngjashmit e tyre. Ne ishim shpifësit për akuzat e përdhunimit, vrasjeve dhe trafikur të drogës edhe për to.

Mbrojti incineratorët. Ne shpifnim për korrupsionin, por një dyzinë zyrtarësh janë në burg për këtë.

Të fundit