Flash News
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Vokshi akuza mazhorancës te “Ligjet”: Patronazhistë dhe emërime politika në administratë
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua projektligji ‘Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë’.
Mbledhja u shoqërua me debate mes deputetëve, pasi opozita ngriti dyshime se projektligji ka mangësi dhe hapësira që lënë vend për abuzime, sidomos ato të përzgjedhjes së inspektorëve, organizimit dhe profesionalizmit.
Deputetja Albana Vokshi akuzoi patronazhistët në administratë dhe për emërimet politike në riorganizimin e inspektorateve.
“Kryetari i KLSH ngriti shqetësimin për 13,2 tonë akullore të konsumuara. Nuk u mor asnjë masë. Madje Prokuroria e pushoi. Çfarë është bërë me këtë çështje, pasi njeriu që e hetoi dhe denoncoi u akuzua e sulmua nga mazhoranca. A mendoni ju dhe prokurorët për fëmijët, a kanë fëmijë ata. Duhet të mendojmë për fëmijët tanë. Nga informacionet që kemi ka ende produkte të tjera si mishi apo të tjera, me substanca të dëmshme për qytetarët. A keni një qëndrim për këtë çështje, përdorimin dhe konsumimin e produkteve për fëmijë e jo vetëm, të dëmshme dhe të tjera në tregun ushqimor, a keni ndërmarrë juve ndonjë hap si institucion në lidhje me situatat alarmante?”, tha Vokshi.