Flash News

Ditari i Opozitës

"Votohen ligje që favorizojnë oligarkët”, Zhupa: Për protestën kombëtare u “frymëzuam” nga Ahmetaj

"Votohen ligje që favorizojnë oligarkët”, Zhupa:

Deputetja e PD Ina Zhupa ka deklaruar se seanca e fundit plenare ishte nga më të turpshme.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha se me ligjet që kaluan në Kuvend favorizohen oligarkët.

“Seanca e enjte është nga më të turpshmet në lidhje me ligjet që kaluan, që i shërbejnë oligarkëve dhe jo interesit të përgjithshëm të qytetarëve.

Në seancën e të enjtes kaloi për të 7 herë gjatja e afateve për investimet strategjike, ku ndërsa kanë mbaruar zonat bregdetare dhe bregliqenore, pritet t’i drejtohen zonave të mbrojtura.

Ligjvënie elektorale që të përfitojnë grupe të caktuara që të përkthehet në vota për PS”, tha ajo.

Të fundit