Flash News
Ndërron jetë 12-vjeçari në Tiranë, shkaqet ende të paqarta
Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi
Aksident në Ersekë: Automjeti del nga rruga, plagoset një çift bashkëshortësh
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
“Xhaçka dhe interesat e saj korruptive jo rastësisht prevalojnë mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese”
Nga Erisa Xhixho
Edhe pse shumica parlamentare e Partisë Socialiste dhe Kryeministri i saj nuk lenë rast pa folur dhe pa u përgjëruar për zbatimin e ligjit dhe fundin e pandëshkueshmërisë, edhe pse ata mburren gjithkund se janë autorët e reformës në drejtësi dhe se falë tyre drejtësia e re po bën namin, kur është fjala që ligji të zbatohet edhe për ata si gjithë të tjerët zgjedhin që me vetëdije të shkelin Kushtetutën dhe t’i kundërvihen hapur e në mënyrë flagrante edhe organit të vetëm që garanton drejtësinë kushtetuese, Gjykatës Kushtetuese.
Olta Xhaçka dhe interesat e saj korruptive të ushqyera nga prania e saj në qeveri jo rastësisht prevalojnë mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, aq sa një tufë njerëzish mjeranë dhe pa fijen e integritetit zgjodhën të fshehin kokën pas kartonit të abstenimit dhe duke iu kundërvënë Gjykatës Kushtetuese.
Fakti është tashmë në sytë e të gjithëve, e vërteta është aty në sallën e Kuvendit, ku vota e turpit dhe e bashkautorësisë me investitorët strategjikë të qeverisë, bëhet bashkë me votën e klaneve korruptive e kriminale, perfaqësuesit e të cilëve nën emrin e deputetëve të popullit dëshmuan se e gjithë retorika e liderit të tyre suprem është vetëm mashtrim dhe kundërvënie ndaj Gjykatës Kushtetuese.