Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: 500 milionë € investim që Drejtësia e re të kthehet te standardet e vitit 1945!

Xhaferri: 500 milionë € investim që Drejtësia e re të

Nga Besart Xhaferri

500 milionë € investim që Drejtësia e re ti japë fitoren në tavolinë Edi Ramës në zgjedhjet e 2025!

Deri tani rreth 500 milionë euro përllogaritet t’u ketë kushtuar drejtësia e re shqiptarëve, teksa ndër arritjet më të rëndësishme të kësaj drejtësie është lufta ndaj opozitës dhe rikthimi i standardeve të drejtësisë së viteve 1945 që i dha dorën e fundit instalimit të regjimit komunist që poshtëroi shqiptarët për 45 vite me radhë.

Lideri i opozitës Sali Berisha nën standardin e Khodorovski mbahet nën arrest shtëpie prej  muajsh për një dosje politike të iniciuar nga një prej politikanëve më të inkriminuar në Ballkan, që përgjaku Elbasanin në vitet 2013-2020.

Sali Berisha mbahet peng në gjykatë për një vendim kolegjial me objektivin e vetëm që Edi Rama të mos ketë kundërshtar politik në zgjedhjet e 2025.

Ervin Salianji, Drejtues Politik në Elbasan dhe deputet i Partisë Demokratike, u dënua me 1 vit për një kallëzim të rremë, kallëzim që nuk e bëri kurrë, në një proces me prova të montuara dhe dëshmitarë të rremë, që ndodh vetëm në vendet autokratike.

Krimi i vetëm i Ervin Salianjit ishte denoncimi i faktit se vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte i dënuar në Itali si trafikant droge dhe në Vlorë ishte ndër baronët e trafikut të kanabisit.

Me precedentin Salianji, Edi Rama kërcënoi Gazmend Bardhin, pasi e ka bindjen e qartë se drejtësia e re tashmë është një kobure në duart e tij, ashtu si krimi dhe policia.

Kandidati i opozitës që fitoi Bashkinë Himarë, u burgos për mëkatin e vetëm se Edi Rama kërkon të grabisë qindra hektarë prona dhe kërkon që Himarën ta ndajë në tavolinë me investitorët strategjike me të cilët pastron paratë e korrupsionit dhe narkotrafikut.

Drejtuesit e tjerë të partive opozitare janë gjithashtu peng të drejtësisë së re, që ka vendosur zgjedhjet e 2025 t’ia japë Ramës në tavolinë.

Drejtësia e re është një drapër në duart e mazhorancës, e cila edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, i përdor si letër higjenike.

Koha e fjalëve ka mbaruar, protestat, mosbindja civile dhe rezistenca deri në qeveri teknike janë e vetmja alternativë që kemi.

Të fundit