Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Xhaferri dënon sjelljen e Majkos: Gangster si shefi i tyre përballë gazetarëve
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri ka komentuar shtyrjen e gazetares Eksiola Shehu nga deputeti socialist Pandeli Majko.
Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se akte si kjo e Majkos janë bërë edhe nga kreu i socialistëve, Edi Rama.
Kreu i FRPD theksoi se gazetarët janë në misionin e tyre për të raportuar dhe sulmet ndaj tyre duhen dënuar.
“Memecë në Parlament për hallet e shqiptarëve, gangster si shefi i tyre përballë gazetarëve!
Deputeti Pandeli Majko, i cili vegjeton në Parlament prej vitit 1990, sot kreu një akt të padenjë, duke shtyrë në oborrin e Parlamentit gazetaren e Euroneës Albania, Eksiola Shehu dhe koleget e saj të terrenit.
Deputeti Pandeli Majko i cili heshti për shëmbjen e Teatrit Kombëtar dhe kur Edi Rama i ngulte thika pas shpine Kosovës me argumentin se kishte operuar dhëmballën, sot imitoi Edi Ramën, duke u sjellë si harbut me gazetarët e terrenit duke i shtyrë mikrofonat forcërisht.
Akte të tilla shefi i Majkos, Edi Rama, i ka bërë ndaj gazetareve Ambrozia Meta dhe Edona Haklaj.
Gazetarët janë në misionim e tyre të shenjtë dhe kur ata janë të pasigurtë në oborrin e Parlamentit mendoni sa të sigurtë janë kur raportojnë për krimin dhe korrupsionin në Narkoshtetin e Edi Ramës.
Ky akt i përsëritur ndaj gazetarëve të terrenit duhet dënuar ashpër pasi gazetarët nuk mund të jenë në mëshirë të arrogancës së disa ligjvënësve që u duket vetja baballarë të kombit”, shkruan Xhaferri.