Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: LaCivita nxiti kundërshtarin të dilte me program elektoral për herë të parë nga 2013-a

Xhaferri: LaCivita nxiti kundërshtarin të dilte me program elektoral

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, si dhe kandidat në listën e PD për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, Besart Xhaferri foli mbi ndikimin e këshilltarit amerikan Chris LaCivita në fushatë.

I ftuar në emisionin “Open” në News24 Xhaferri nënvizoi se PD ka ndërtuar të gjithë aksionin elektoral rreth çështjeve thelbësore si ekonomia, familja dhe normaliteti institucional – një qasje që ai e lidh drejtpërdrejt me ndikimin e LaCivita, strateg i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump.

“Sikurse në fushatën e Trump, ku suksesi lidhej me rikthimin te vlerat ekonomike dhe familjare, edhe PD ka fokusuar programin e saj në këtë drejtim. LaCivita është pjesë e rëndësishme e këtij orientimi,” u shpreh Xhaferri.

Ai theksoi gjithashtu se prezenca e LaCivita ka pasur një efekt të dukshëm edhe mbi kundërshtarin politik, PS-në. “Për herë të parë që nga viti 2013, kundërshtari ynë ka dalë me një program, çka tregon ndikimin real të frymës së re që PD ka sjellë në këtë garë,” tha Xhaferri.

Sipas tij, opozita po ofron një alternativë reale për të ardhmen, duke e vënë theksin te prioritetet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve shqiptarë.

Të fundit