Flash News

E-TJERA

Zbardhet sherri në Tiranë, 8 të arrestuar, i plagosuri u godit me qytën e pistoletës

Zbardhet sherri në Tiranë, 8 të arrestuar, i plagosuri u godit me

Policia ka identifikuar shtetasin që goditi me qytën e një arme zjarri 40-vjeçarin gjatë një konflikti në një lokal te Diga e Liqenit.

Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, por nga e shtëna nuk pati shtetas të dëmtuar.

Në pranga janë vënë 8 shtetasit e përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë.

"Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:

-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;

-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”", njofton policia.

Të fundit