Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Po përballemi me filozofinë e zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve

Berisha: Po përballemi me filozofinë e zhvatjes së bizneseve dhe

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët, shpalosi vizionin e Partisë Demokratike për ekonominë.

Berisha: Dy filozofi përballen në këtë fushatë, filozofia e lirisë ekonomike dhe kufizimin e kësaj lirie. Më shumë se në çdo fushë tjetër, kjo shprehet me qëndrimin e barrës fiskale që rëndon mbi qytetarët dhe bizneset bazuar në këto filozofi. Liria ekonomike është e takës së sheshtë mbi tatim fitimin 10%. Filozofia e zhvatjes së bizneseve dhe qytetarëve, tatim fitimin e ka 15%. Tatimi mbi pagat për ne do jetë 10%. Aktualisht është 23%.

3 muajt e parë të qeverisjes së PD, pagat e të gjithë rrogëtarëve shqiptarë, të cilat tatohen me fitimin mbi pagën do rriten 13%. Rrogëtarët do kenë rrogë 13%. Do çojnë në shtëpi 13% më shumë se sot. Kjo është rritje e paparë në 12 vite. Tatimi mbi të ardhurat jo nga pagat, nga 15% që është në sistemin e plaçkitjes zbret në 10%. Biznesi i vogël pa TVSH, do jetë gjer në 180 mijë euro xhiro vjetore. Mbi 100 mijë euro xhiro vjetore aplikohet TVSH. Biznesi i vogël pa tatim fitim do jetë biznesi me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro, nga 140 mijë euro që është sot.

Të fundit